Arrestohet një person, policia konfiskon armë, para, narkotikë e një BMW - NACIONALE

Arrestohet një person, policia konfiskon armë, para, narkotikë e një BMW

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për dërgimin në mbajtje të një personi.

Ai dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Tutje, PK-ja ka treguar se çka ka konfiskuar.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Dukagjinit, Ferizaj 10.01.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objekte përcjellës të tij si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, 842.9 gram substanca narkotike të llojit kokainë, një peshore digjitale, një thikë, një palë gërshërë, disa qese najloni për paketim narkotikëve, 40 plumba kalibri 9 mm, katër karikatorë, një vulë dhe bllok i një firme, një shumë parash prej 19.288 €, një veturë e tipit BMW, pesë kartela bankare dhe një telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime” – ka raportuar PK-ja.

Lajme të ngjashme