Arrestohet një person për nxitje të urrejtjes në Pejë
Një person është arrestuar për “Nxitje të përçarjes dhe mos durimit”, në Gorazhdec të Pejës, ka njoftuar policia e Kosovës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ishte raportuar se me datën 12.08.2024 disa persona po këndonin këngë që thirrnin përçarje, po konsumonin alkool dhe thyenin shishe, por në momentin e arritjes së policies të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia njoftoi se kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar me datën 18.08.2024, ku më pas ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.