Arrestohet një person pasi theri me thikë vëllain e tij në Viti
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se me thikë ka ther vëllanë e tij në Viti.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Viti / 02.03.2024 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me një mjetë të mprehtë (thikë) ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.