Arrestohet një person nga Policia e Kosovës, ishte në kërkim nga Interpolit - NACIONALE

Arrestohet një person nga Policia e Kosovës, ishte në kërkim nga Interpolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, saktësisht drejtoria rajonale në Gjilan ka arrestuar një person me inicialet A.A., i cili ishte i kërkuar nga Interpoli për veprën penale “vjedhje e rënd”, jashtë shtetit.

Sipas njoftimit të PK-së, i njëjti është ndalur nga zyrtarët policor në rrugën e Kamenicës në një pikë kontrolli rutinë për tejkalim të shpejtësisë, dhe pas verifikimit ka rezultuar që është i ndjekur nga Interpoli.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Rajonal i Komunikacionit Rrugor sot më datë 26.11.2022 rreth orës 20:50 minuta në rrugën e Kamenicës në një pikë kontrolli rutinë me radar kanë ndalur një automjet me tabelat vendore (01) të cilin e drejtonte A. A. Shtetas i Kosovës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. I njëjti pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policor ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale ,,Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

PK tutje ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është dërguar në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor.

Lajme të ngjashme