Arrestohet një person në Suharekë, detyronte viktimën t’ia kthej dy-fishë borxhin - NACIONALE

Arrestohet një person në Suharekë, detyronte viktimën t’ia kthej dy-fishë borxhin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Koovës, e ka arrestuar një person, i cili në një fshat të Suharekës, e detyronte viktimën t’ia kthej 21 mijë euro, anipse viktima i kishte luajtur në lojëra të fatit, të cilat i organizonte i dyshuari, veç nëntë mijë euro.

E plotë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – DHKEK, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prizren, dje më 11.08.2025 ka pranuar dëshminë e një ankuesi nga një fshat i Suharekës. Ankuesi deklaron se është duke u kanosur dhe detyruar nga një i dyshuar, po ashtu nga një fshat i Suharekës.

Bazuar në deklaratën e ankuesit, ai deklaron se para tri viteve ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth nëntë mije euro, ndërsa i dyshuari tani i kërkon rreth njëzet e një mije euro dhe vazhdimisht e ka kanosur dhe detyruar ankuesin për kthimin e borxhit.

Dyshohet se i dyshuari këto lojëra të fatit i ka menaxhuar përmes adresave elektronike nga Zvicra dhe Kosova. Policia ka sekuestruar një telefon me qëllim të ekzaminimit rreth lojërave të organizuara.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari A.L., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është ndaluar për 48 orë.

Lajme të ngjashme