Arrestohet një person në Prizren, prezantohej rrejshëm si polic
Një person në Prizren është arrestuar, pasi i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor dhe ua ka marrë tre personave një shumë nga 2000 euro.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës (PK), rasti ka ndodhur më datë 24.09.2022 saktësisht në rrugën “Ibrahim Thaçi”, të Prizrenit.
Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte vënë në lajthitje tri viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë atyre nga 2000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në rapotin e policisë.
