Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për shitje dhe shpërndaje të narkotikëve - NACIONALE

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për shitje dhe shpërndaje të narkotikëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, pas zbatimit të një plani operativ ka arrestuar një person të dyshuar me veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ - shkruan Policia e Kosovës.

Dje, rreth orës 19:00, në kuadër të planit operativ, njësia e DHTN në Prizren, ka pranuar informacione se i dyshuari mashkull kosovar ka shitur dhe shpërndarë substanca narkotike të llojit mariuhanë.

Pas pranimit të këtij informacioni, është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake nga njësia policore është organizuar një urdhër kontroll në vendbanimin e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar përkohësisht dëshmitë si në vijim:

• një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 14.56 gramë (e përgatitur për shitje),

• një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë prej rreth 1.69 gramë (e përgatitur për shitje),

• një telefon mobil,

• një pako me folje alumini,

• njëqind e dymbëdhjetë (112) euro para të gatshme.

Me këtë rast, Policia e Kosovës, dërgon të dyshuarin për intervistim, pas intervistimit të njejtit është shqiptuar masa e ndalimit policor. – njofton Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme