Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për tri vjedhje - NACIONALE

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për tri vjedhje

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operacionale, ka arritur të arrestojnë një të dyshuar për së paku tri raste të vjedhjes.

Sipas Policisë, si rezultat i veprimeve të ndërmarra, është arrestuar i dyshuari me inicialet D.G., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Lajme të ngjashme