Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se falsifikoi dokumente për regjistrimin e një automjeti
Policia sot në Podujevë ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.
Në njoftim thuhet se A.B. dyshohet se duke përdorur një vulë jozyrtare, ka falsisfikuar dokumente për regjistrimin e një automjeti.
“Sot në Podujevë nga zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person të dyshuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve. Personi i arrestuar A.B, (mashkull), dyshohet se duke përdorur një vulë jozyrtare, ka falsisfikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti. Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në zyrën e tij – agjenci sigurimi, ku janë gjetur dhe sekuestruar një vulë dhe disa prova materiale që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.