Arrestohet një person në Pejë, iu sekuestrua një pushkë gjuetie - NACIONALE

Arrestohet një person në Pejë, iu sekuestrua një pushkë gjuetie

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia në Pejë ka arrestuar dje një person pasi kishte pranuar informatë që ai kishte armë gjahu.

Të dyshuarit i është sekuestruar një pushkë gjuetie dytytëshe dhe nëntë fishekë të kalibrit 12 milimetra.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 07.04.2025, rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se kishte hasur njё person i cili kishte njё armё tё gjahut. Policia menjёherё ka shkuar nё vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar tё dyshuarin dhe nga i njëjti janё sekuestruar: njё (1) pushkё gjuetie dy tytёshe; nёntё (9) fishekё kal.12 mm"

Lajme të ngjashme