Arrestohet një person në Mitrovicë i cili dyshohet se mashtroi qytetarët duke përfituar rreth dy milionë euro - NACIONALE

Arrestohet një person në Mitrovicë i cili dyshohet se mashtroi qytetarët duke përfituar rreth dy milionë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar një person i cili dyshohet se në periudha të ndryshme nga viti 2021 deri në vitin 2023 ka mashtruar qytetarët.

Sipas njoftimit vlera e përfitimit që ka grumbulluar ky person me anë të mashtrimit, është rreth dy milionë euro.

Për të njejtin pritet të kërkohet paraburgim.

E plotë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro.

Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë - masës së paraburgimit.

Lajme të ngjashme