Arrestohet një person në Ferizaj sulmoi fizikisht vajzën e tij
Një person në Ferizaj, është arrëstuar pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë vajzën e tij.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Ferizaj 24.08.2022 – 19:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti e ka goditur me shuplakë vajzën e tij (të mitur) – viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.