Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy të miturave
Është arrestuar një person në Lipjan i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy të miturave.
Rreth orës 21:00 të ditës së sotme, hetuesit policorë nga stacioni i Lipjanit kanë arrestuar një person të akuzuar për ngacmim seksual.
I dyshuari A. Sh., mashkull 55 vjeçar, raportohet se ka ngacmuar të miturat në një autobus që ishte nisur nga Prishtina.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual
Sot rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual.
Rasti është raportuar rreth orës 16:00, ku i dyshuari A. Sh. mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar dy të mitura.
Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.