Arrestohet një mashkull në Prishtinë, dyshohet për ngacmim seksual
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një femër në Prishtinë ka raportuar një ngacmim seksual nga një mashkull.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, është thënë në raportin e policisë.