Arrestohet një i mitur në Prizren: Shpërndante në rrjete sociale materiale të keqpërdorimit seksual
Një i mitur është arrestuar në Prizren.
Ai dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale materiale të keqpërdorimit dhe shfrytëzimit seksual.
Njoftimi:
MATERIALE ME PËRMBAJTJE TË SHFRYTËZIMIT DHE KEQPËRDORIMIT SEKSUAL
Prizren, 08.08.2024-12:00. Njësitet relevante pas hetimeve të zhvilluara ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin e mitur, pasi që i njëjti në vazhdimësi në rrjete sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.