Arrestohet një i dyshuar në Fushë Kosovë, e goditi me thikë një person
Një i dyshuar është arrestuar në Fushë.
Ai e goditi me thikë një person duke i shkaktuar lëndime trupore.
Njoftimi:
VRASJE NË TENTATIVË
Fushë Kosovë / 09.04.2025 – 16:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.