Arrestohet një grua në Klinë, dyshohet se shpërndau në rrjete sociale foto dhe video të dy grave - NACIONALE

Arrestohet një grua në Klinë, dyshohet se shpërndau në rrjete sociale foto dhe video të dy grave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua e cila dyshohet se ka ngacmuar dy gra të tjera në Klinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, e dyshuara kishte hapur llogari të ndryshme në rrjetet sociale dhe kishte shpërndarë fotografi dhe video të dy grave të tjera.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

NGACMIM

Klinë 03.06.2023 – 01:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi që e njëjta kishte hapur llogari të ndryshme në rrjete sociale duke shpërndarë foto dhe video të dy viktimave femra kosovare. E dyshuara ,pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme