Arrestohet një burrë për sulm seksual në Lipjan
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual në Lipjan.
Sipas policisë, një burrë ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar të shtëpia e të dyshuarit.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
SULM SEKSUAL
Lipjan / 04.06.2024-15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe dyshon se ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa viktima me dëshirën e saj është kthyer ne shtepi.