Arrestohet një burrë pasi gjatë shqiptimit të një tikete kanosi policët në Prizren
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për kanosjen e policëve në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë.
“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR Prizren / 11.05.2024 – 22:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.