Arrestohet një burrë në Prizren, sulmoi fizikisht një grua
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh, tek i dyshuari gjatë kontrollit është gjetur edhe një sasi droge e llojit “marihuanë”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
SULM FIZIK
Rr. Ismajl Qemajli, Prizren 24.04.2023 – 19:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur një sasi prej 0.51 gram Marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
