Arrestohet një burrë në Prizren për kanosje, policia i gjen dy raketahedhës me dy predha e dy granata dore
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj një burri dhe një gruaje tjetër në Prizren.
Ndërkohë, pas kësaj, policia ka kontrolluar shtëpinë e tij, ku ka gjetur dhe konfiskuar, “dy raketahedhës me dy predha, dy granata dore, një armë zjarri dhe katër fishekë të kalibrit të panjohur.”
Raporti i plotë:
KANOSJE & POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Prizren / 15.05.2024-16:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave, një mashkulli dhe një femre kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar, dy raketahedhës me dy predha, dy granata dore, një armë zjarri dhe katër fishekë të kalibrit të panjohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.