Arrestohet një burrë në Prishtinë pasi dogana i gjeti drogë në pakon që e kishte porositur në Amerikë - NACIONALE

Arrestohet një burrë në Prishtinë pasi dogana i gjeti drogë në pakon që e kishte porositur në Amerikë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka porositur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një pako me substancë të llojit marihuanë.

Pakoja është kapur kur ka arritur për në zyrat doganore për zhdoganim.

Sipas raportit të PK-së, “njësitet policore gjatë kontrollit në brendi të pakos kanë gjetur e konfiskuar 160 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Raporti i plotë:

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Prishtinë 29.11.2023 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte porositur në ShBA një pako me substancë të dyshuar narkotike dhe e njëjta pako kishte arritur në zyrat doganore për zhdoganim. Njësitet policore gjatë kontrollit në brendi të pakos kanë gjetur e konfiskuar 160 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme