Arrestohet një burrë në Podujevë, pasi në vitin 2019 kishte ngacmuar një femër - NACIONALE

Arrestohet një burrë në Podujevë, pasi në vitin 2019 kishte ngacmuar një femër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person në Podujevë është arrestuar mbi dyshimin se në vitin 2019 kishte kryer sulm dhe ngacmim ndaj një femre.

Sipas rapotit të policisë, viktima nuk e kishte denoncuar rastin nga frika.

Tani, pas publikimit të rastit në rrjetin social “Tik Tok”, thuhet se i dyshuari është arrestur dhe është dërguar në mbajtje.

SULM & NGACMIM Podujevë 2019. Me datë 25.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 kishte kryer veprat e cekura, ndërsa viktima nga frika (në atë kohë) nuk e kishte denoncuar të dyshuarin. Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin sociale “tik-tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme