Arrestohet një burrë në Pejë, u kap me heroinë - NACIONALE

Arrestohet një burrë në Pejë, u kap me heroinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë është arrestuar pasi i është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit heroinë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, të dyshuarit i janë gjetur 0.3 gramë heroinë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. Papa Klimenti, Pejë 02.07.2023-16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, me peshë 0.3 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lajme të ngjashme