Arrestohet një 21 vjeçar, dyshohet se dhunoi një të mitur në Fushë Kosovë - NACIONALE

Arrestohet një 21 vjeçar, dyshohet se dhunoi një të mitur në Fushë Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një i ri 21 vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka dhunuar një 16 vjeçare në Fushë Kosovë.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi, i cili i tha Klan Kosovës se nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Ai theksoi se rasti është ende duke u hetuar.

Hetimet janë duke u vazhduar, ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”, ka thënë kryeprokuroi.

Raportohet se vajza ka qenë e raportuar si e zhdukur për një javë.

Lajme të ngjashme