Arrestohet Nexhat Behluli i cili kërkonte që të eliminohen gazetarët - NACIONALE

Arrestohet Nexhat Behluli i cili kërkonte që të eliminohen gazetarët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar gazetarin nga Lugina e Preshevës,Nexhat Behluli.

"Paparaci" raporton se me vendim të Prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Behluli ishte intervistuar dje nga drejtoria për hetimin e rimeve të rënda në Prishtinë.

Para disa ditësh, ai kishte bërë thirrje për eliminimin e gazetarëve, duke thënë se janë "kanceri i shtetit të Kosovës"

“Nëse vetëm pak ja keni haberë profesionit të gazetaris e keni kuptu si funksionojnë këta profiterat medial, njëri prej tyne e publikon një Lajm tendencioz, të gjithë pas e publikojnë të njejtin Lajm vetëm ja ndryshojnë titullin. Nëse njërit prej ktyne ju zbulohet naj aferë, të gjithë këta tjerët pastaj i dalin në mbrojtje ! Këta janë kancer i shtetit të Kosovës dhe çka është më e keqja shumë jan forcu, nuk nalen, e vetmja mundësi me ja nal hovin e zullumit është sikur Bullgaria dhe Rumania qysh i ka eliminu kriminelët në prag të antarsimit në BE” - kishte thënë ai.

Lajme të ngjashme