Arrestohet në Prishtinë i dënuari për vrasje në tentativë - NACIONALE

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për vrasje në tentativë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka vazhduar operacionet për kapjen e personave të kërkuar dhe të dënuar për vepra penale, duke realizuar një tjetër arrestim të rëndësishëm.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë ka arritur të arrestojë personin e dënuar me inicialet A.E., 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Ai ishte i kërkuar për vuajtje të dënimit lidhur me veprën penale “vrasje në tentativë”.

I njëjti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim dhe, pas arrestimit nga ana e policisë, është dërguar menjëherë për vuajtjen e dënimit.

Autoritetet policore kanë theksuar se do të vazhdojnë me veprime të tilla, në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe vënies para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në aktivitete kriminale.

Lajme të ngjashme