Arrestohet në Prishtinë i dënuari për armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë 31-vjeçarin D.D., i dënuar për posedim të paautorizuar të armëve. Operacioni është kryer nga njësia për realizimin e urdhëresave të gjykatave të stacionit policor Jugu. I arrestuari është dërguar për të vuajtur dënimin prej 10 muajsh burg dhe gjobën prej 3.500 eurosh.