Arrestohet në Kaçanik një person i kërkuar me urdhërarrest për dy vepra penale - NACIONALE

Arrestohet në Kaçanik një person i kërkuar me urdhërarrest për dy vepra penale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik i cili kishte urdhëresa nga Gjykata e Ferizajt për dy vepra penale, “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

I dyshuari është arrestuar mëngjesin e sotëm, ndërsa është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Sot, më 17.07.2025, rreth oras 09:00, njësiti i urdhëresave të gjykatës, në bashkëpunim me patrullën policore dhe njësinë e sektorit në Kaçanik, ka realizuar një aksion policor në fshatin Gërlicë e Epërme – Kaçanik.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar një person A.P (M/K), i moshës 32 vjeç, i cili kërkohej me dy urdhëresa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj, njëra me 90 ditë dhe tjetra 54 ditë, për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Lëndim i lehtë trupor"

Pas kompletimit të procedurave dhe dokumentacionit përkatës, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit” – thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme