Arrestohet në Ferizaj 28-vjeçari i kërkuar për kontrabandim me migrantë
Njësia e Reagimit të Shpejtë, në bashkëpunim me njësitë policore dhe mbi bazën e informatave operative nga terreni, ka arrestuarnjë person të kërkuar nga gjykata.
Sipas Policisë, i arrestuari është E. Sh., 28 vjeç, ndaj të cilit kishte urdhërarrest aktiv për vuajtjen e dënimit prej katër vitesh burgim efektiv për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Ai është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e qendrës tregtare “Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
Pas arrestimit, 28-vjeçari është dërguar në stacionin policor në Ferizaj për procedurat e nevojshme, ndërsa më pas është transferuar për vuajtje të dënimit.