Arrestohet lojtari i Premierligës me dyshimin për përdhunim
Një lojtar 29-vjeçar u mor në paraburgim pas një akuze të bërë para autoriteteve në fillim të kësaj jave për përdhunim.
29-vjeçari është dërguar në paraburgim pasi është arrestuar në Barnet, siç raportoi fillimisht The Telegraph.
Individi në fjalë nuk mund të përmendet për arsye ligjore.
Çfarë është thënë?
“Më 4 korrik, një pretendim për përdhunim të një gruaje rreth të njëzetat u raportua në polici”.
“U raportua se përdhunimi i supozuar ka ndodhur në qershor 2022. Më 4 korrik, një 29-vjeçar u arrestua në një adresë në Barnet me dyshimin për përdhunim dhe u dërgua në paraburgim ku ndodhet. Hetimet për rrethanat janë në vazhdim”, lexohej në një deklaratë zyrtare nga Policia Metropolitane, dhënë “BBC Sport”.