Arrestohet klinasi pasi nuk lejoi ish-gruan dhe fëmijët e tij që të udhëtojnë jashtë vendit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë, pasiqë i njejti kishte mbajtur dhunshëm duke mos e lejuar që të udhëtonte jashtë shtetit ish bashkëshorten e tij shtetase e huaj dhe dy fëmijët e tyre.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurtë.