Arrestohet i mituri që dëmtoi qëllimisht fushën sportive në Lipjan
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së premte ka reaguar ndaj disa personave të cilët shishen duke dëmtuar qëllimisht një fushë sportive në këtë komunë.
Pas publikimit të pamjeve, mbrëmë rreth orës 19:00, policia ka arritur që ta arrestoi njërin nga të miturit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gadime e Ultë, Lipjan 05.04.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, i kanë dëmtuar ulëset – plastikën në fushën e sportit të shkollës fillore të fshatit. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftim.
