Arrestohet i dyshuari për vrajsen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për vrajsen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar A.R, i dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Prishtinë.

Në një njoftim për media, policia ka bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është siguruar prezenca e personit të dyshuar:

– A.P, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për rastin e vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme