Arrestohet i dyshuari për kanosje të gazetarëve të portalit “Mitropol”. - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari për kanosje të gazetarëve të portalit “Mitropol”.

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për kanosjen e gazetarëve të portalit “Mitropol”.

Ai i kishte kanosur gazetarët e kësaj gazete pas raportimit për vendosjen e një mini-parku argëtuese në sheshin e Vushtrisë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.A,. nga Vushtrria, me dyshimin se i njëjti ka kanosur gazetarët e portalit “Mitropol” nga Mitrovica, për shkak të një shkrimi të portalit për vendosjen e një mini-parku argëtues në sheshin e Vushtrrisë’, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Lajme të ngjashme