Arrestohet i dyshuari në Prishtinë që e kanosi një person dhe e detyroi t’i japë para
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet për kanosje dhe detyrim në Shkabaj të Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një burrë ka raportuar se i dyshuari duke e kërcënuar e ka detyruar ti jep para nga pazari.
Po ashtu, i njëjti ka shkuar edhe dje në në atë lokacion duke e kanosur viktimën në vendin e punës.
Raporti i plotë:
KANOSJE-DETYRIM
Shkabaj, Prishtinë 05-06.01.2024-14:23-15:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 05.01.2024 deri sa ishte në vendin e tij të punës, i dyshuari mashkull kosovar duke e kërcënuar e ka detyruar ti jep para nga pazari. Gjithashtu edhe sot më datën 06.01.2024 i njëjti ka shkuar në atë lokacion duke e kanosur në vendin e punës. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.