Arrestohet i dyshuari në Prishtinë: Pranoi ryshfet që ta ndihmojë një grua ta marrë patent-shoferin
Një person është arrestuar në Prishtinë.
I njëjti dyshohet se ka pranuar ryshfet për t’i ndihmuar një gruaje ta marrë patent-shoferin.
Njoftimi:
Prishtinë 30.09.2024, NN. Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas aplikimit të masave të veqanta ka arrit të siguroj prova relevante të cilat dëshmojnë se i dyshuari m/kosovar në cilësinë e qytetarit, ka pranuar ryshfet duke premtuar me qëllim që i njëjti t’i ndihmoj viktimës f/kosovare për proces të marrjes së patentë shoferit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.