Arrestohet edukatorja e një çerdheje në Lipjan, dyshohet se lëndoi një fëmijë në kopsht - NACIONALE

Arrestohet edukatorja e një çerdheje në Lipjan, dyshohet se lëndoi një fëmijë në kopsht

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një edukatore të një çerdheje në Lipjan, e cila dyshohet se ka lënduar një fëmijë njëvjeçar në kopsht.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për Klan Kosova, duke bërë të ditur se pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, e dyshuara është ndaluar.

“Po, pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Lajme të ngjashme