Arrestohet i riu nga Gjilani që përdorte fjalor të ndytë në Tik –Tok - NACIONALE

Arrestohet i riu nga Gjilani që përdorte fjalor të ndytë në Tik –Tok

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia në Gjilan ka arrestuar djaloshin nga Gjilani i cili ishte bërë viral në rrjetin social Tik – Tok, duke përdorur fjalorë denigrues ndaj të miturave në këtë rrjet social.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor me datën 01.09.2022 pas një pune operacionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Kosovar E.M. (2003)”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale.

Video në fjalë është shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale TikTok, youtube etj.

Lajme të ngjashme