Arrestohet djali që në gjendje të dehur i kanosi me vrasje prindërit derisa ktheheshin nga një aheng familjar në Drenas - NACIONALE

Arrestohet djali që në gjendje të dehur i kanosi me vrasje prindërit derisa ktheheshin nga një aheng familjar në Drenas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje në Drenas.

Sipas policisë, i dyshuari në gjendje të dehur, duke u kthyer nga nja aheng familjar me prindërit e tij, pas një mosmarrëveshje për përdorim të veturës, i ka kanosur ata me vrasje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Gllogoc 10.09.2023 – 02:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, duke u kthyer nga një aheng familjar me prindërit e tij, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me përdorimin e veturës, të njëjtit i ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme