Arrestohet 68-vjeçari nga Gjilanit për armëmbajtje pa leje
Është arrestuar një 68-vjeçar nga Gjilani, për armëmbajtje pa leje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në çantën e krahit të arrestuarit N.H, është gjetur një revole të kalibrit 6mm.
“Gjatë kontrollit në çantën e tij të krahut është gjetur një armë revole të kalibrit 6mm, një karikator përkatës dhe 20 fishekë të kalibrit RPU 25 auto, të cilat janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe rasti po procedohet në procedurë të rregullt në prokurori.
