Arrestohet 40-vjeçari në Vushtrrisë, kishte urdhër arrest nga Gjykata për disa vepra penale - NACIONALE

Arrestohet 40-vjeçari në Vushtrrisë, kishte urdhër arrest nga Gjykata për disa vepra penale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar 40-vjeçari me inicialet M.J., për të cilin kishte urdhëresë aktive nga Gjykata.

PK ka njoftuar se ndaj të arrestuarit ishte lëshuar urdhëresa për veprat penale “vjedhje e rëndë”, “armë mbajtje pa leje”, dhe “kanosje”.

Ndër të tjera në njoftim është bërë e ditur, se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar personin M. J., 40-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin kishte urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata kompetente për veprat penale "vjedhje e rëndë" “armëmbajtje pa leje ”dhe “kanosje”. Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme