Osmani takon historianin britanik, e falënderon në emër të popullit të Kosovës - NACIONALE

Osmani takon historianin britanik, e falënderon në emër të popullit të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Sir Noel Malcolmin, të cilin e vlerësoi si historian të respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka falenderuar historianin britanik për kontributin e tij për Kosovën në procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pata nderin ta takoj Sir Noel Malcolm, historian i respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës.

Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme