Arrestohet 40-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për sulm seksual ndaj në të miture
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 40-vjeçar i cili dyshohet te ketë sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në Prishtinë.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në një park në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, raporton Betimi për Drejtësi.
Ndërsa, Policia e Kosovës kishte raportuar për rastin edhe në raportin 24 orësh të ditës së sotme.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.