Arrestohet 32 vjeçari për kanosje, i gjendet një revole dhe 48 fishekë - NACIONALE

Arrestohet 32 vjeçari për kanosje, i gjendet një revole dhe 48 fishekë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për veprat “kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje” dhe të njëjtit i është sekuestruar arma.

Përmes një komunikate për media, policia bën të ditur se të dyshuarit i janë sekuestruar edhe 48 copë fishekë.

Inicialet e të dyshuarit janë Q.G dhe është i moshës 32 vjeçare.

Rasti, sipas policisë, është raportuar në stacionin në Janjevë.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një i dyshuar për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje– Sekuestrohet arma

Prishtinë, 15 tetor 2022 – Më datë 14.10.2022, rreth orës 22:00, është raportuar për një rast Kanosje në nënstacionin policor të Janjevës.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin;

Q. G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

i cili sot më datë 15.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar më tej nën dyshimet për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar një armë zjarri:

- Revole, si dhe

- dyzet e tetë (48) copë fishekë.

Lajme të ngjashme