Arrestohen tre zyrtarë të MRKS-së, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrime me subvencione - NACIONALE

Arrestohen tre zyrtarë të MRKS-së, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrime me subvencione

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka arrestuar tre zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në njoftimin për media është thënë se arrestimi ka ndodhur pasi dhe janë realizuar dy aksione për shkak të dyshimeve të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe mashtrimeve me subvencione.

Sipas njoftimit, të pandehurit janë N.G, F.M, dhe I.K.

“Lidhur me këto raste, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Hetimin e Korrupsionit, pas informacioneve të pranuara, ka aplikuar masat e fshehta të hetimit me urdhëresë të gjykatës kompetente, ku ka rezultuar dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale. Të pandehurit: N.G, F.M, dhe I.K, me veprimet e tyre kundërligjore, dyshohet se në periudhën kohore 2019-2023, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS-së në vlerë prej 87,463.00€ (tetëdhjetë e shtatëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tri euro). Të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Mashtrim me subvencione”, nga neni 324, paragrafi 3 i KPRK-së. Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve N.G., dhe F.SH.M. është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa I.K., është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme