Arrestohen tre të mitur pasi therën me thikë një person në Istog - NACIONALE

Arrestohen tre të mitur pasi therën me thikë një person në Istog

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të mitur të premtën në Istog. Ata dyshohen se kanë therur me thikë një person tjetër.

Sipas policisë, deri të therja ka ardhë si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin kohë më parë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje teksa i lënduari është ofruar ndihma mjekësore.

Raporti i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Istog 25.11.2022 – 19:25. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi që të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme