Arrestohen tre persona në Obiliq, Policia u sekuestron 16 mijë euro dhe kokainë - NACIONALE

Arrestohen tre persona në Obiliq, Policia u sekuestron 16 mijë euro dhe kokainë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje e paautorizuar të substancave narkotike.

Gjatë kontrollimit, policia ka sekuestruar mbi 16 mijë euro, një veturë, dy armë, dhe një qese me 10 gramë kokainë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje:

BLERJA, POSEDIMI, SHITJA DHE SHPËRNDARJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Obiliq (NN) 27.09.2022 – 16:05. Janë arrestuar nga policia tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë hasur duke bërë shitë-blerjen e paautorizuar e substancave narkotike. Tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 16373.4 € (gjashtëmbëdhjetë mijë e tre qind e shtatëdhjetë e tre € e katër dhjetë cent), 1 (një) veturë me targa vendore, 2 (dy) revole, 2 (dy) karikator, 27 (njëzet e shtatë) fishek, 2 (dy) telefona celularë, 1 (një) palë dylbi, 1 (një) këllëf të revoles, 20 (njëzet) CHF dhe 1 (një) qese me 10 (dhjetë) gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme