Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohet për trafikim me njerëz - NACIONALE

Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohet për trafikim me njerëz

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia ka arrestuar tre persona në Ferizaj, të dyshuar për përfshirje në trafikim me njerëz. Sipas autoriteteve, ata akuzohen për transportimin dhe shfrytëzimin e katër grave me qëllim përfitimi personal.

Pas intervistimit nga organet kompetente, të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti po hetohet më tej.

“TRAFIKIM ME NJERËZ- Ferizaj / 2024-Mars 2025 – NN. Me 15.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar -e nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur ndaj katër viktimave femra kosovare duke kryer veprimtari të kundërligjshme dhe transportim e tyre me qëllim shfrytëzimi dhe përfitimi për veten e tyre. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.”

Lajme të ngjashme