Arrestohen tre persona në Deçan, dyshohen për bixhoz të paligjshëm
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Deçan janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në bixhoz të paligjshëm.
“Gjatё kontrollit tё lokalit nё njё dhomё tё ndarё nga lokali janё gjetur dhe sekuestruar si prove materiale, letra bixhozi dhe disa qipa qё i përdornin gjatë lojës”, thuhet në komunikatë.
“Pas kontrollimit tё lokalit nga njësitet Policore janё arrestuar tre (3) persona tё cilët dyshohet se ishin duke luajtur bixhoz. Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janё ndaluar për 48- orë”, bëhet e ditur më tutje.
Tash Gjykata do të vendos nëse të dyshuarve, do t’iu caktohet 30 ditë paraburgimi ose ndonjë masë tjetër.